Pyetje 23
Pasi kishte bėrė 5 vjet fejuar, njė kimisteje tė re iu prish fejesa dhe deshi tė vriste veten. Kimistja piu ca sodė kaustike, por dikush mori nė telefon urgjencėn dhe kimistja shpėtoi gjallė. 5 vjet mė vonė, kimistja ishte e martuar dhe e lumtur, kishte 2 vajza dhe njė djalė, dhe ēdo tė premte shkonte me tė shoqin nė restorant pėr "taco burrito". Problemi qė kishte kimistja nė momentin e vizitės ishte "ca vėshtirėsi nė gėlltitje". Ajo thoshte "ushqimet e forta ngecin kėtu" dhe tregonte me gisht nė angulus sternii. Si ishte puna?Pyetje 24
Njė paciente 50-vjeēare qė ka vuajtur nga sifilisi nė rini tani ka njė enjtje nė pjesėn e qafės qė gjendet sipėr dhe nga pas manubrium sternii. Kjo enjtje duket se zmadhohet gjatė ēdo sistole tė zemrės. Gjatė egzaminimit u vu re se trakea ishte e zhvendosur djathtas. Nė palpacion ndjehet se edhe trakea "pulson" me ritmin e zemrės. Cila strukture anatomike e mediastinit tė sipėrm po shkakton zhvendosjen djathtas dhe "pulsimin" e trakesė?Pyetje 25
Njė grua 35 vjeēare thotė se ka vėshtirėsi nė frymėmarrje dhe kjo i prish gjumin gjatė natės. Atė e ze gjumi por pastaj ngrihet sepse i duket sikur po mbytet. Gruaja ka vėnė re se kur ajo qėndron e ngritur nė shtrat me shumė jastėkė dhe me kokėn e kthyer djathtas ajo mund tė flejė gjumė mė mirė. Gjatė egzaminimit u pa se tiroidja ishte e zmadhuar dhe venat e qafės ishin te fryra. Spjegoni nga ana anatomike se pse (1) gruaja ka vėshtirėsi nė frymėmarrje kur fle dhe (2) pse janė tė fryra venat.Pyetje 26
Njė fėmijė 15-vjeēar u shpėtua pasi u nxor nga uji i akullt i liqenit ku ai ra kur shtresa e akullit ku ai po patinonte u thye. Ai mori njė tė ftohur tė nesėrmen, dhe tre ditė mė vonė gjendja e tij u keqėsua. Ethet iu shtuan dhe sputumi ishte me pak gjak. Nė fillim ai nuk kishte dhimbje, por mė pas gjatė kollitjes ai ndjente njė dhimbje tė fortė nė hapėsirėn interkostale 5 mbi vijėn midklavikulare djathtas. U vu diagnoza e pneumonisė lobare. Sqaroni (a) pse nuk ndjehej dhimbje gjoksi nė fillim; (b) nga se vjen dhimbja dhe pse forcohet dhimbja gjatė kollitjes; (c) cili lob i mushkėrisė tė djathtė ėshtė prekur.Pyetje 27
Njė burrė 55-vjeēar tha se gruaja e tij kishte vėnė re se atij i kishte ndryshuar zėri. Ai pati humbur 20 kile peshė, kollitej vazhdimisht, dhe sputumi kishte ngjyrim tė kuq. Ai pinte 50 cigare nė ditė. Gjatė e egzaminimit u pa se korda vokale e majtė nuk lėvizte dhe ishte nė pozicion tė adduktuar. Nė njė radiografi torakale u pa njė masė e madhe nė lobin e sipėrm tė mushkėrisė tė majtė, dhe gjithashtu rritje e hijes mediastinale nė anėn e majtė. Spjegoni nga ana anatomike ndryshimin e zėrit tė tė sėmurit, dhe nėse ėshtė e mundur bėni lidhjen me ndryshimet e tjera qė u vunė re tek ky person.Pyetje 28
Ndėrsa po i ndėrronte pelenat djalit 2-vjeēar, njė nėnė vuri re se i kishte humbur njė karficė e vogėl. Dy ditė mė vonė djalit i filloi kolla dhe iu rrit temperatura. Ku shkoi karfica?Pyetje 29
Njė burrė 45 vjeēar ka kaluar ethen reumatike kur ishte 10 vjeē. Nė atė kohė ai zhvilloi stenozė mitrale. Sė fundmi ai pėrfundoi nė spitalin e fshatit me shenjat e pamjaftueshmėrisė tė anės tė djathtė tė zemrės. Nė kėtė spital nuk bėhet ekografi, porse ka njė makinė radiografie. A mundet tė kontrollosh madhėsinė e atriumit tė majtė nė kėto kushte?Pyetje 30
Njė kolegu juaj ju thotė se njė pacient ka rale nė lobin e sipėrm tė mushkėrisė tė majtė. Ku do ta vendosni stetoskopin ju pėr tė verifikuar kėtė?Pyetje 31
Njė pacient dyshohet tė ketė bronkiektazi nė lobin e poshtėm tė mushkėrisė tė djathtė. (a) A mund tė shihni njė bronk tė zgjeruar nė radiografi postero-anteriore? (b) Si mund ta egzaminoni lumenin e bronkut tė zgjeruar?Pyetje 32
Njė pacient 36-vjeēar me emfizemė papritur filloi tė ndjejė njė dhimbje tė fortė nė gjoks dhe mė pas nuk merrte dot frymė. Gjatė egzaminimit u pa se trakea ishte zhvendosur djathtas incizurės tė manubrium sternii, dhe rrahja e zemrės (apex cordis) ndjehej fare afėr sternumit nė hapėsirėn 5 interkostale. Duke supozuar qė pacienti kishte pėsuar pneumotoraks spontan, sqaroni (a) pse trakea dhe rrahja e apex cordis janė zhvendosur djathtas; (b) pse ka pėsuar kolaps mushkėria e majtė; (c) sa ėshtė presioni i ajrit nė kavitetin pleural tė majtė?Pyetje 33
Njė gruaje i thanė doktorėt qė burri i saj vuante nga kanceri i pjesės tė poshtme tė ezofagut. Asaj i thanė qė pėr t'i shpėtuar jetėn tė shoqit duhej tė hiqej me operacion pjesa e poshtme e ezofagut, gjithė stomaku, shpretka, dhe pjesa e sipėrme e duodenit. Gruaja nuk arrinte dot ta kuptonte se pse duheshin hequr gjithė kėto. A mund t'ia sqaroni dot ju kėtė punė?Pyetje 34
Njė burrė 50-vjeēar me hundė tė nxirė i cili ėshtė alkoolik kronik mėsoi nga mjeku i vet se kishte cirozė me hipertension portal. Sė fundmi, ai i tregoi mjekut tė tij se kishte vjellur gjak, pothuaj njė filxhan plot. A mund ta spjegoni ju vjelljen e gjakut?Pyetje 35
Njė nėnė e re pa fėmijėn e saj tė shtrirė nė djep dhe u tmerrua kur vuri re se barku fryhej e shfryhej si tullumbac. A mund ta spjegoni ju kėtė nga ana anatomike?Pyetje 36
Njė pacient astmatik pėsoi njė krizė nė njė restorant. U vu re se gjatė krizės ai u ngrit dhe i vuri duart njėrėn tek karrikja dhe tjetrėn tek tavolina sikur kjo do ta ndihmonte tė merrte frymė. A ėshtė e mundur kjo? Nėse po, sqaroni se si.Pyetje 37
Njė mjek arriti nė pėrfundimin se njė pacienti duhej t'i nxirrej ca lėng nga kaviteti perikardial. Ku duhet ngulur gjilpėra?Pyetje 38
Njė burrė 55 vjeēar thotė se ai ka dhembje nė pjesėn mediale tė dorės dhe tė krahut kur ngjit shkallėt. Ai thekson se nuk i ka gjė zemra sepse -- siē thotė ai "zemra nuk mė dhemb". Si ėshtė puna? Cila ėshtė rruga e ndjekur nga fibrat qė pėrcjellin stimujt e dhembjes qė nga zemra deri nė sistemin nervor qendror?Pyetje 39
Njė pacient ka insuficiencė tė theksuar aortike. Ku duhet ta vendosni stetoskopin pėr tė dėgjuar valvulėn aortike sa mė mirė?Pyetje 40
Njė pacient ka sėmundje tė valvulės mitrale. Ku duhet vendosur stetoskopi pėr tė dėgjuar kėtė valvul?Pyetje 41
Njė doktor po i jepte makinės me gazin shkelur deri nė fund. Nė njė kryqėzim njė makinė tjetėr vajti dhe e goditi makinėn e doktorit anash. Brenda disa minutave erdhi njė ambulancė, dhe doktorin e nxorrėn nga makina e shkatėrruar. Doktori ishte cianotik dhe lėvizjet respiratore kishin ndaluar. Zemra po rrihte, pulsi ishte i shpejtė dhe i dobėt. Duke ditur qė doktorit i ishte dėmtuar shtylla kurrizore nė nivelin e C2, spjegoni se pse kishin ndaluar lėvizjet respiratore.