Pyetje tė shpeshta

1.   Sa fjalė ka ky fjalor? Sa i saktė ėshtė?
2.   A pėrfiton ndonjė lek nga kėto faqe?
3.   Si i zgjedh fjalėt qė ia shton fjalorit?
4.   Cilin fjalor pėrdor ti vetė?
5.   Unė kėrkova pėr fjalėn "fjalori" dhe nuk e gjeta dot te fjalori tėnd? Si ėshtė puna?
6.   Po fjala "punoja" pse nuk ėshtė nė fjalor?
7.   Po fjala "vajze" pse nuk ėshtė nė fjalor?
8.   Po fjala "i huaj" pse nuk gjendet nė fjalor?
9.   Po fjala "ēekiq" pse nuk gjendet nė fjalor?
10.  Po fjala "mramje" pse nuk gjendet nė fjalor?
































Sa fjalė ka ky fjalor? Sa i saktė ėshtė?

Fjalori ka rreth 18700 hyrje (10 tetor 2007). Megjithėse unė jam pėrpjekur qė t'i shmang gabimet, NUK MUND TA GARANTOJ SAKTĖSINĖ E PĖRKTHIMEVE!

[Kthehu nė krye]

A pėrfiton ndonjė lek nga kėto faqe?

Jo. Askush nuk mė ka paguar asnjė qindarkė pėr kėtė punė. Kėto faqe i kam krijuar me besimin se do t'i ndihmojnė sadopak anėtarėt e komunitetit shqiptar anembanė botės. Nėse ju dini mirė njė gjuhė si italishtja apo gjermanishtja, ju lutem qė tė mendoheni, dhe nėse ėshtė e mundur, tė merrni pėrsipėr krijimin e njė fjalori tė ngjashėm. Nėse nuk dini se si ta bėni njė fjalor tė tillė, me pyesni mua.

[Kthehu nė krye]

Si i zgjedh fjalėt qė ia shton fjalorit?

Fjalorit i shtohen rregullisht fjalėt mė tė kėrkuara nga pėrdoruesit. Kur ju kėrkoni fjalorin pėr njė fjalė qė nuk gjendet nė tė, fjala e pagjetur automatikisht i shtohet njė liste tė cilėn unė e kontrolloj kur kam kohė tė lirė. Duke filluar nga dhjetori i vitit 2003, kur njė fjalė nuk gjendet nė fjalor, pėrdoruesit i jepet mundėsia pėr ta shtuar fjalėn e pagjetur nė njė listė tė posaēme tė cilėn unė e kontrolloj disa herė nė javė.

[Kthehu nė krye]

Cilin fjalor pėrdor ti vetė?

Kur has nė fjalė tė anglishtes qė s'i di, unė pėrdor fjalorin e internetit tė njohur si "Merriam Webster". Shqipja ėshtė gjuha e nėnės; megjithatė, kur ka fjalė tė shqipes qė s'i di, unė pėrdor fjalorin e "gjuhės sė sotme shqipe".

[Kthehu nė krye]

Unė kėrkova pėr fjalėn "fjalori" dhe nuk e gjeta dot te fjalori tėnd? Si ėshtė puna?

Pėr shkak tė lakimit, mbaresa e emrave tė shqipes ndryshon sipas rasės, etj. Gjatė pėrdorimit tė kėtij fjalori, ju duhet t'i shkruani emrat nė trajtėn e pashquar, nė numrin njėjės, nė rasėn emėrore. Nė qoftė se nuk dini si ta bėni kėtė, hiqini njė ose 2 ose 3 shkronja nga fundi i fjalės dhe kėrkoni pėr njė "Copė fjale" (jo "Fjalė e plotė"!). Pėrndryshe, kėrkojeni fjalorin "Me pėrafėrsi".

[Kthehu nė krye]

Po fjala "punoja" pse nuk ėshtė nė fjalor?

Kur kėrkoni pėr folje, ju lutem shkruajini nė kohėn e tashme tė dėftores, nė vetėn e parė njėjės. Nė qoftė se nuk dini si ta bėni kėtė, hiqini njė ose 2 ose 3 shkronja nga fundi i fjalės dhe kėrkoni pėr njė "Copė fjale" (jo "Fjalė e plotė"!). Pėrndryshe, kėrkojeni fjalorin "Me pėrafėrsi".

[Kthehu nė krye]

Po fjala "vajze" pse nuk ėshtė nė fjalor?

Mos harroni t'i vini pikat mbi "ė". Nė tė djathtė tė kutisė ku shkruhen fjalėt, gjenden dy butona: "ė" dhe "ē". Pėrdorini kėto dy butona nėse tastiera juaj nuk i ka kėto dy shkronja tė alfabetit shqip.

[Kthehu nė krye]

Po fjala "i huaj", pse nuk gjendet nė fjalor?

Kėrko fjalorin vetėm pėr "huaj". Kur e kėrkoni fjalorin pėr mbiemra, mos i shkruani nyjet.

[Kthehu nė krye]

Po fjala "ēekiq" pse nuk gjendet nė fjalor?

Sipas drejtshkrimit tė shqipes, fjala duhet shkruar kėshtu: "ēekiē". Shqipfolėsit gegė, kryesisht ata nga Kosova, shpesh i pėrdorin shkronjat "q" dhe "ē" nė vend tė njėra-tjetrės. Mbajeni parasysh kėtė gjatė pėrdorimit tė fjalorit.

[Kthehu nė krye]

Po fjala "mramje" pse nuk gjendet nė fjalor?

Pėr mirė ose pėr keq, ky fjalor nuk do t'i pėrfshijė format dialektore qė janė tė ndryshme nga standarti i njohur i shqipes.

[Kthehu nė krye]